Ramush Haradinaj do të qëndrojë në paraburgim të paktën 18 ditë. Kështu raporton media serb Tanjug ndërsa kjo do të varet nga vendimi i gjykatës franceze, e cila do të veprojë në përputhje me normat e tyre penale dhe dispozitat e Konventës Evropiane për Ekstradimin.
Procesi i vendosjes rreth kërkesës për ekstradimin e Haradinajt do të kryhet sipas rregullave të Konventës Evropiane për Ekstradimin, ka konfirmuar për Tanjug prokuroria serbe. Gjykata e Apelit në Francë dje ka vendosur që Haradinaj të mbetet në paraburgim derisa Serbia të bëjë kërkesë zyrtare për ekstradim.
Haradinaj është ndaluar të mërkurën në pjesën franceze të aeroportit ndërkombëtar Basel-Mulhouse, në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Serbia më 2004.
Franca la në burg Haradinajn, ç’fakte po pret gjykata nga Serbia
Kreu i AAK-së i arrestuar dhe tani i mbajtur në Francë pas vendimit të marrë nga dhoma e hetuesve të Gjykatës së Apelit në Colmar, pret vlefshmërinë e kërkesës ligjore të Serbisë.
Gjykata franceze të enjtën ka treguar se do e mbajnë përkohësisht Haradinajn, deri sa Serbia të bëjë kërkesë zyrtare për ekstradim dhe sjelljen e fakteve shkruan Telegrafi.
Ministria e Drejtësisë së Serbisë ka njoftuar se shumë shpejt do të kërkojë ekstradimin e Ramush Haradinajt nga Franca.
Pas vendimit të Gjykatës në Colmar, Ministria e Drejtësisë do ta përgatis dhe do t’ia dërgoje kësaj gjykate kërkesën për ekstradim me gjithë dokumentacionin e nevojshëm të përkthyer në gjuhën frënge.
Mes fakteve pritet të shihet nëse akuzat ndaj Ramush Haradinajt për të cilat ekziston urdhër-arresti nuk janë gjykuar nga Tribunali i Hagës.
Haradinaj është gjykuar dy herë nga Tribunali i Hagës nga i cili doli të jetë i pafajshëm.
Qeveria e Kosovës si kundër-përgjigje ndaj këtij fletarresti refuzoi kërkesën e presidentit serb Tomislav Nikoliç që të vizitonte sot Kosovën me rastin e Krishtlindjes ortodokse.
Në Prishtinë ndërkohë janë thirrur protesta për sot, për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të Haradinajt.
Gjykata franceze lë në burg Haradinajn, shikoni supermasat e policisë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të mbetet në paraburgim deri sa Serbia të bëjë kërkesë zyrtare për ekstradim, ka bërë të ditur një Gjykatë e Apelit në Francë, bën të ditur Reuters.
Nuk ka patur një reagim të menjëhershëm në Kosovë, ndërkohë që zyrtarët e AAK-së thonë se ende nuk kanë një njoftim zyrtar për vendimin e Gjykatës.
Më heret gjatë ditës një zyrtare e gjykatës franceze, Mari Elen Kalvano, ka deklaruar se gjykata do të vendos nëse do ta mbajë Haradinajn në paraburgim ose do ta lirojë nën mbikëqyrje, deri në shqyrtimin e urdhërarrestit të lëshuar nga autoritetet e Serbisë.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u ndalua nga autoritetet franceze në aeroportin e Bazelit, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, që daton nga viti 2004.