Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ka derguar një letër homologut francez, Jean-Jacques Urvous, lidhur me ndalimin e Ramush Haradinaj.
Manjani shkruan se shteti serb keqpërdori aksesin në Interpol për qëllime politike. Haradinaj është liruar nga akuzat që ngre Serbia. Do të vlerësoja refuzimin tuaj të çdo kërkese për ekstradimin e tij. Do t’ju lutesha për trasmetimin e këtij shqetësimi autoriteteve gjyqësore franceze për lënien e lirë të tij.