Om Puri, një nga aktorët indianë më të vlerësuar vdiq nga infarkti në Mumbai në moshën 66 vjeçare.
Protagonist i qindra filmave të Bollywood, ai është vlerësuar edhe nga regjisorë me famë ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara , Britaninë e Madhe dhe Francë. Omi Puri u ndje keq papritur në mëngjes dhe mjekët nuk mundën të bënin asgjë për t’i shpëtuar jetën./