Që nga ora 9 disa qytetarë të Gjakovës janë mbledhur afër kishës ortodokse që të pengojnë vizitën e paralajmëruar të pelegrinëve serbë. Komandanti i Stacionit policor në Gjakovë, Krist1 Gjokaj, ka thënë se pelegrinët serbë pritet të vijnë prej orës 12 deri 13, transmeton KTV .
Vizita e pelegrinëve serbë në Gjakovë është përvitshme dhe ajo korrespondon me Krishtlindjen ortodokse . Para dy vjetësh qenë zhvilluar protesta kundër ardhjes së pelegrinëve serbë , në mesin e të cilëve, sipas protestuesve, ka pasur edhe pjesëmarrës kundër krimeve ndaj shqiptarëve.
Aleksandar Jablanoviq, atëherë ministër për Kthim e Komunitete në Qeverinë e Kosovës , pat ofenduar nënat gjakovare të viktimave të këtyre krimeve të cilat ishin në mesin e protestuesve.
Pas protestave të shumta në Prishtinë dhe në vend, Jabllanoviq u shkarkua nga posti ministror në Kosovë. Tani ia mban një post të lartë shtetëror në Serbi. (b.an)