Stresit nuk i ndahen telashet, prapë në kërkim. Akuzat e policisë ndaj tijNuk sosin telashet për këngëtarin Arkimed Lusha, i njohur ndryshe si Stresi. Policia e Tiranës e ka shpallur atë në kërkim, së bashku me shokun e tij, pas një videoje ku të dy shfaqen duke qëlluar me armë.Policia u vu në lëvizje pas filmimit ku Stresi dhe një 21-vjeçar kanë publikuar në rrjetet sociale sociale, duke gjuajtur në ajër me armë zjarri gjahu, të tipit “Shotgun”, në një ambient publik.“Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur më datë 31.12.2016, si dhe po kryhen veprime administrative për heqjen e lejes për mbajtje arme gjahu ndaj S. L., 61 vjeç, banues në Tiranë”- njofton policia.Për këtë arsye, blutë e Tiranës kanë shpallur në kërkim Arkimed Lusha., 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë si dhe E. L., 21 vjeç, banues në Tiranë.Është bërë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të:• Një armë zjarri gjuetie, tip “Shotgun”• Një automjeti tip “Audi”Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës se Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prishje e qetësisë publike”.ma.me