Ruset festuan kur zgjedhjet amerikane u fituan nga Donald Trump. Ne nje raport prej 50 faqesh, CIA i dorezuar presidentit Obama rezultatet e pergjimeve qe ka bere, me qellim zbulimin e influences ruse ne fushaten e fundit presidenciale ne SHBA.
Ky raport do te paraqitet sot nga kreu i CIA-s John Brennan, edhe tek presidenti i zgjedhur Trump. Ne raportin ne fjale jepen emrat e funksionareve rusë, qe kane hyre ne sistemin elektronik te Partise Demokrate ne SHBA. Nje burim i afert me CIA i ka deklaruar CNN se eshte provuar se dokumentat e Wikileaks ishin te verteta, ne lidhje me nderhyrjen ruse ne zgjedhjet amerikane. Ne raportin e fundit, jepen raste ku dhjetra zyrtare te Kremlinit festuan fitoren e Trumpit, si nje zhvillim pozitiv ndaj Rusise dhe politikes se saj.