Moti i rënduar nga reshjet e borës ka bërë që të ketë edhe anulime të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem “Jashari”.
Deri në këtë moment janë anuluar tre fluturime.
Zyra për Media e Aeroportit i ka thënë për Klan Kosovës se pista është e hapur por po ka vështirësi në aterime dhe për këtë ka ardhur deri të anulimi i fluturimeve.