Një shtetas 20-vjeçar nga Levani është arrestuar në flagrancë, teksa tentoi të fuste një dozë kanabis në burg, për një të dënuar. Gjatë kontrollit fizik rutinë, Aldoir Braushit iu gjet doza e drogës, çka solli vënien në pranga.
Njoftimi i Policisë:
Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u arrestua në flagrancë shtetasi:
Aldoir Braushi, 20 vjeç, banues në fshatin Levan, Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në ambientet e IEVP Fier, gjatë kontrollit fizik të ushtruar në hyrje për takim me personat që vuajnë dënimin, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.