Sulmuesi i Chelseat, Diego Costa, ka folur lidhur me “përplasjen” e tij me bashkëlojtarin Pedro gjatë takimit me Tottenhamin, të cilin “Blutë” e humbën 2 me 0.
Dyshja shkaktoi incident në pjesën e parë me ç’rast u pa Diego Costa dhe Pedro duke i bërtitur njëri-tjetrit, por sipas Costës kjo nuk ka prishur aspak marrëdhëniet mes tyre.
“Asgjë nuk ndodhi. Kuptohemi shumë mirë. Kur keni besim me një bashkëlojtar dhe afërsi kjo është normale.
Ishte një moment gjatë ndeshjes, asgjë. I thash ‘Përse nuk shkove aty?’ Ai më tha ‘Po isha aty’, e unë thashë që nuk ishte. Kaq. Pedro është vëllai im dhe ne e duam njëri-tjetrin”, ka deklaruar ai për “BusinessTimes”, transmeton Koha.net. (b.an)