Pas deklaratës së ish kreut të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, se njerëz të Begjet Pacollit i kishin ofruar atij 1 milion euro për të marrë vendim që e linte këtë të fundit në krye të shtetit, ka reaguar vetë Pacolli.
“E shikova emisionin e Adriatik Kelmendit dhe rastësisht e dëgjova tek përmendet emri im. Enver Hasani, unë do të ju denoncoj për gënjeshtra dhe shpifje me qëllim të dëmtimit të personalitetit tim”, ka shkruar Pacolli, përcjell Koha.net. “O Zot… kush e ka udhëhequr Gjykatën Kushtetuese të Kosovës! Arsyen pse ju e bëni këtë do t’ia tregoni Gjykatës”, ka thënë Pacolli.
Duke folur në “Rubikon” Hasani tha se “njerëzit e Pacollit më ofruan 1 milion euro për vendim në favor të tij në Kushtetuese”.
Njerëzit e Behxhet Pacollit i kishin ofruar 1 milion euro Enver Hasanit, atëherë kryetar i Gjykatës Kushtetuese. E gjithë kjo shumë për të ndryshuar vendimin e gjykatës rreth rastit Pacolli. (b.an)