Një apartament është vjedhur mbrëmë në Gjirokastër, por vjedhja është bërë e ditur vetëm sot, pasi pronari ka bërë denoncimin. Mësohet se në banesën e shtetasit Melo Prifti, me profesion kasap janë vjedhur 6 milionë lekë të rinj. Pas denoncimit, policia ka shoqëruar disa persona në komisariat, por pa arritur ende të identifikojë autorin e vjedhjes.