Një anëtar i Ushtrisë Amerikane në mënyrë dramatike ra pa ndjenja në tokë përpara Presidentit ende në detyrë Barack Obama gjatë ceremonisë së tij të lamtumirës me shërbimet e armatosura.
Një anëtar i Ushtrisë Amerikane në mënyrë dramatike ra pa ndjenja në tokë përpara Presidentit ende në detyrë Barack Obama gjatë ceremonisë së tij të lamtumirës me shërbimet e armatosura.
Anëtari i gardës u fotografua i shtrirë në dysheme pranë ushtarëve të tjerë në Virxhinia ditën e djeshme. Ushtarit besohet t’i kenë rënë të fikët teksa Obama jepte përshëndetjet e fundit në Bazën Myer-Henderson para sa të largohej nga detyra.
Obama falënderoi personelin ushtarak për shërbimin dhe sakrificën e tyre. Ai tha se “nuk ka pasur nder dhe privilegj më të madh se sa të shërbente si komandant i forcave ushtarake”. Janë ende të paqarta arsyet se pse u rrëzua, por nuk është e pazakontë që ushtarët rrëzohen gjatë ceremonive për shkak të përqëndrimit të tyre të madh për orë të tëra.
© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.