Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë-Fushë Krujë.
Mësohet se një 40-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra pasi është goditur nga një makinë.
Këmbësori fatkeqësisht nuk i ka mbijetuar goditjes ndërsa drtejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici. Kjo e fundit nuk bën të ditur identitetet.