Janari është një muaj tranzicioni, ndonëse për momentin gjithçka mbetet e qetë, por shenjat e vogla të fatit tashmë e kanë nisur punën, ju takon juve të korrni frytet.
Jeta sociale është intensive dhe nuk mungojnë rastet, por ndoshta jeni ju që ndieni nevojën për të qëndruar disi të vetmuar, të vendosni se cilat janë gjërat e rëndësishme dhe dëshironi të grumbulloni forcat, pasi jo çdo gjë ju duket si më parë.
Afërdita, e cila drejton jetën tuaj sentimentale, ju fton në një pauzë refleksioni, në një rikthim në të shkuarën.
Ndonjë ndryshim i vogël në jetën profesionale provokon disa vështirësi përshtatjeve, sepse në thelb jeni tradicionalistë.
Jini më pak të ngurtë dhe vlerësoni ndjenja më pak të rrahura – më ekzotikë, disa alternativa – dhe do të shihni që rezultatet nuk do të mungojnë.
Mund të bëni ndonjë blerje “të rëndë” në javën e parë, pastaj evitojini shpenzimet e mëdha.
Mbani nën kontroll sëmundjet e lehta që vijnë për shkak të punës së ngarkuar të javës së parë të muajit, më pas vjen rikthimi i plotë i formës fizike.
Favorit është dhjetëditëshi i parë.
DEMI
Përmirësim neto i situatës së përgjithshme, por një shtysë e vogël në drejtimin e duhur duhet t’ia jepni vetë vetes. Premisat janë, pjesa tjetër mbetet për t’u ndërtuar, por me një farë diplomacie, pa lejuar të kapeni nga një agresivitet dhe ndjenjë konkurrence e kotë, sidomos në lidhje me partnern.
Keni mundësi për kontakte të reja, edhe nga ata të papriturit.
Gjendja profesionale ngurron të ngrejë kokë pas pushimeve të festave, nuk ju pëlqen të rrezikoni dhe preferoni të vazhdoni të bëni punën tuaj me metodat e kolauduara, por në të njëjtën kohë jeni të pakënaqur dhe do të dëshironit më tepër nga viti i ri.
Nuk do t’ju mungojë ndihma e kolegëve dhe keni karta të mira për të luajtur, por yjet nuk do t’ju ndihmojnë shumë, ndaj kini pak kujdes dhe mos u rrëmbeni.
Shëndet i hekurt dhe energji deri në qiell, madje me shumicë. Kujdes mos ta teproni, sidomos në kuzhinë.
Favorit është dhjetëditëshi i tretë.
BINJAKËT
Janari nuk është kaq i tmerrshëm, ndonëse do t’ju duhet ndonjë ditë për t’u ndezur pak, do ta shihni që disa dështime do të zhduken me sukseset që do të vijnë me kohë.
Lërini gjërat të rrjedhin në kursin e tyre pa i detyruar të ndryshojnë drejtim, por qëndroni të qetë e të duruar, pa u rrëmbyer nga emocionet.
Mos u izoloni, pasi komunikimi dhe aktivitetet sociale janë veçanërisht favorite.
Jeta profesionale është në qendrë të interesit tuaj dhe pikërisht në këtë sektor do të merrni rezultatet më të mira të muajit, sidomos dikus nisur nga data 8, kur Mërkuri tërhiqet prapa.
Është e mundur që t’ia dilni të negocioni një marrëveshje apo një kontratë në favorin tuaj, apo që të gjeni një aleat të papritur në ambientin e punës.
Perspektivat ekonomike janë të mira.
Forma fizike nuk është më e mirë, shkoni në palesët, bëni pak joga para se të shkoni në punë, nisni një dietë disintoksikuese. Zbrazeni mendjen nga frika e dyshimet dhe ndiqni ëndrrat.
Favorit dhjetëditëshi i parë.
GAFORRJA
Në pjesën e parë të muajit priten t’ju ndodhin disa gjëra të papritura dhe aspak të rehatshme. Megjithatë për fat të mirë do keni ndikimin e Saturnit me të cilin do arrini të vini rregull në jetën tuaj.
Në dashuri, do bëni një analizë të gjithçkaje edhe të atyre që keni kaluar dhe më pas do merrni një vendim të rëndësishëm për të ardhmen tuaj.
Për sa i përket punës ky muaji parashikohet të jetë i mirë, do keni mundësi për të zhvilluar projekte të mëdha dhe të bëni përparime në nivel profesional. Edhe financat tuaja do të vinë duke u përmirësuar.
LUANI
Gjatë kësaj kohe ju do të kuptoni më mirë lidhjen midis marrëdhënieve në çift dhe punës. Dikush me të cilin ndani punën mund të tërheqë vëmendjen dhe zgjedhjet tuaja lidhur me karrierën mund të ndikohen nga ndjenjat.
Në dashuri janari do të jetë një muaj i cili do të karakterizohet nga momente të fokusuara në komunikimin dhe shkëmbimin e ideve me partnerin/en. Përsa i përket punës do të jetë Afërdita çelësi i duhur për të vënë në punë veprat tuaja.
Edhe në qoftë se ju keni një lidhje dashurie në vendin e punës, mos u shqetësoni pasi kjo nuk do të shkaktojë një rënie në efikasitetin tuaj apo të ndonjë problemi tjetër.
VIRGJËRESHA
Ky muaj premton shumë lumturi në aspektin sentimental, kjo e dhënë për ju nga prania e Venusit në shtëpinë e dashurisë. Emocionet do të jenë më të forta, ju do të përjetoni përvoja emocionale në një mënyrë më të lumtur. Gjithashtu nuk ngelet pas as ana profesionale ku ky muaj do të jetë shumë i frytshëm edhe për punën tuaj.
Në 10 ditëshin e parë, Mërkuri do ju bëjë më kreativ, duke ju dhënë më shumë motivim dhe aftësinë për t’u përqendruar. E gjithë kjo do të japë me efikasitet. Por, në 10 ditëshin e fundit të muajit ju do të jeni në gjendje të për të menaxhuar biznesin tuaj në një mënyrë fitimprurëse deri sa të arrini sukses.
Në planin financiar do hasni disa probleme me buxhetin, pasi do humbisni goxha para me shpenzimet.
PESHORJA
Për ju që jeni në çift pritet të përfshiheni në disa konflikte të cilat do vijnë si rezultat i disa problemeve të kaluara, duke vënë në rrezik marrëdhënien tuaj.
Ju do shqetësoheni shumë për gjithçka që do të ndodhë përreth jush dhe do reagoni edhe ndaj provokimeve më të vogla, ndërkohë që partneri/ja juaj do ketë një sjellje sfiduese dhe impulsive. Gjatë muajit janar, dëshira për performancë më të mirë në punë do t’ju motivojë edhe më shumë; me fjalë të tjera ju do të jeni shumë më aktiv këtë muaj se sa në periudhën e fundit.
Në jetën profesionale ju do të bëni përparim të madh, por do të përballeni edhe me shumë situata të paparashikuara. Ruajtja e qetësisë do t’ju sjellë sukses.
AKREPI
Ky muaj i parë i vitit do të shfaqë një çrregullim dhe një periudhë jostabël, veçanërisht në fushën sentimentale. Edhe për marrëdhëniet e krijuara tashmë mund të ketë komplikacione.
Kjo kohë premton të jetë një periudhë shumë e keqe ku do ju dalin pengesa, rivalitet, armiqësi. Ky nuk do të jetë një janar i lehtë, por nëse tregoheni të duruar do arrini të kapërceni gjithçka.
Duhet të jeni të kujdesshëm për sa i përket edhe punës, por gjithmonë duhet të keni një plan alternativ në rast se gjërat shkojnë keq. Për sa i përket financave do kaloni situata të ndryshme, por gjithsesi nga gjysma e dytë e muajit situata do vijë duke u stabilizuar.
SHIGJETARI
Dhjetë ditët e para të muajit janar do të shënohen me disa vështirësi financiare nga shpenzimet e tepruara të cilat do ju përfshijnë edhe në grindje me partnerin/en.
Por tensionet do të jenë kalimtare kështu që nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Gjatë kësaj kohe ju do të kuptoni më shumë për karakterin e njeriut tuaj të zemrës që do t’ju ndihmojë të përmirësoni marrëdhënien tuaj në çift.
Financat në këtë muaji të parë të vitit 2017 do të karakterizohen nga një dinamizëm i caktuar; gjithsesi nuk rekomandohet aplikimi apo marrja e ndonjë kredie.
Qëllimet tuaja profesionale do të përqendrohen në rritjen e të ardhurave në para.
BRICJAPI
Në krye të listës së prioriteteve tuaja për muajin janar qëndrojnë marrëdhëniet romantike. Me ndikimin e Afëditës dhe Jupiterit do të bëheni më pasionant dhe do rrisni dëshirën për të dashuruar.
Megjithatë jo gjithçka do të jetë fushë me lule, ju duhet të luftoni për të marrë atë që dëshironi. Duhet të punoni shumë për të arritur qëllimet tuaja, gjithashtu dhe falë testeve që do kaloni do provoni edhe sukseset.
Për sa i përket punës do arrini më shumë përfitime nëse punoni në ekip edhe pse nga natyra jeni më të prirur për të qenë vetëm. Financat mund të ketë disa ulje-ngritje, por ju do arrini t’i mbani nën kontroll.
UJORI
Ky muaj premton mjaft komplikime në aspektin e dashurisë. Duket sikur nuk do mund të keni dot kontroll mbi atë që ndodh me ju.
Konfigurimi astrologjik i kësaj periudhe është shumë negativ dhe ju përfshin në mundësinë e tradhtive, zhgënjimit dhe vetmisë. Situata do vijë duke u përmirësuar gradualisht gjatë 10-ditëshit të dytë derisa të përshtatet plotësisht deri në fund të muajit.
Karriera do të jetë objektivi juaj kryesor dhe objektiv në fushën që ju jep kënaqësinë më të madhe. Ju nuk do të preferoni rrugën e lehtë, por në sajë të aftësive tuaja do jeni në gjendje për të arritur qëllimet që keni vendosur.
Ndërsa financat në muajin janar do jenë mjaft të mira.
PESHQIT
Pjesa e parë e muajit do të jetë shumë i suksesshëm për ju, sidomos në profilin e dashurisë. Nuk do të keni diskutime, por vetëm momente të këndshme, gjithmonë nëse përpiqeni të ruani kontrollin.
Në gjysmën e dytë të muajit çdo mosmarrëveshje e cila mund të ketë mbetur do të largohet, edhe pse nuk mund të konsiderohet plotësisht e mbyllur. Jeta juaj profesionale do të sjellë ndryshime, dhe ka mundësi të përfshiheni në disa fusha ku deri tani keni qenë fare të panjohur siç është kultura apo arti, për shembull.
Në planin financiar do tregoheni të matur me shpenzimet dhe do punoni shumë për të mbajtur situatën nën kontroll.