Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja Manjola Nallbani ka bërë një dedikim të mrekullueshëm për vajzën e saj të vogël, duke i uruar ditën e saj të lindjes.
“U bëfsh 113-vjeç thesari im i paçmuar Sindush! Unë të them “Dhuratë e Perëndisë”, sepse s’ka gjë më të shenjtë e shtrenjtë se fëmija në jetën e njeriut! Ti më shton jetën me ekzistencën tënde, ma zbukuron me mirësinë e pozitivitetin që ke, më bën krenare me mençurinë e sjelljen e megjithëse 13 vjeçe, je vajza, motra dhe një nga dy shoqet më të ngushta që unë kam. Të rritesh e lumtur shpirti im”, shkruan bashkangjitur fotos këngëtarja.