Gjykata e Colmarit në Francë ka nisur shqyrtimin gjyqësorë ndaj Ramush Haradinajt.
Ky trup gjykues francez pritet të vendosë nëse kreu i AAK’së, i arrestuar të mërkurën në aeroportin e Bazelit, do të ekstradohet në Serbi, siç kërkohet në urdhër-arrestin e lëshuar nga Beogradi ndaj tij, apo do të lihet i lirë.
Megjithatë, Arianit Koci, avokat i Haradianjt në Kosovë, thotë se është i bindur se klienti i tij do të lirohet pas disa çasteve.
“Gjasat janë zero që Haradinaj të ekstradohet në Serbi”, tha Koci të enjten për Gazetën Express.
“Kjo është luftë speciale e Serbisë ndaj Haradinajt, si drejtues i UCK’së në Zonën e Dukagjinit”, konsideroi tutje avokati kosovar.
Ndryshe, Ndryshe,ish-komandanti i UÇK’së u arrestua një ditë më parë nga policia franceze në aeroportin e Bazelit që shtrihet në dy shtetet, Zvicër dhe Francë. Arrestimi i tij u bë në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtarë të lëshuar nga Serbia që kërkon ekstradimin e Haradinajt në Beograd për ta gjykuar për krime lufte.
Në qershor të 2015’ës, Haradinaj kishte rënë në pranga të policisë edhe në Slloveni nga po i njëjti urdhër-arrest. /GazetaExpress/.