Kreu i shtetit ka dekoruar RD me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.
Sipas Nishanit, kjo gazetë ka merituar titullin e lartë, pasi ka dhënë kontribut të vyer si gazeta që vrau frikën e diktaturës.
Dekorimi
Në 26-vjetorin e themelimit dhe botimit të numrit të saj të parë si një zë i lirë dhe i pavarur mediatik pas afro pesë dekadash shtypjeje dhe censure të ashpër komuniste, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani dekoroi gazetën “Rilindja Demokratike” me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” me motivacionin:
“Në vlerësim të kontributit të vyer e të pazëvendësueshëm si gazeta e parë që vrau frikën e diktaturës dhe hapi rrugën për rivendosjen e shtypit të lirë në Shqipëri, duke përhapur e lartësuar vlerat e patjetërsueshme të lirisë dhe të demokracisë”.