Efektivët e policisë së Shkodrës kanë arrestuar ditën e djeshme Fran Çorrin, 37 vjeçari i cili qëlloi me armë automatike në drejtim të ish bashkëshortes së tij, pas një konflikti për motive të dobëta.
Fatmirësisht ish gruaja nuk u lëndua nga sjellja impulsive e 37 vjeçarit për të cilin më pas u shpall në kërkim nga policia. Ngjarja ka ndodhur një vit më parë, dhe vetëm ditën e djeshme policia ka mundur të arrestojë të riun.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë, kishte caktuar me herët masën e sigurisë “Arrest me burg” për 37-vjeçarin./java/a.k