Një 42-vjeçar ka shpëtuar mrekullisht në Shijak pas një atentati që i’u bë nga persona ende të paidentifikuar.
Shtetasi me inicialet S.GJ. u plagos lehtë në dorë pranë banesës së tij në lagjen “Ballias” në Shijak. Ngjarja ndodhi shumë rpanë banesës së tij rreth orës 2.20 të mëngjesit teksa ky shtetas ndodhej në mjetin e tij tip “Range Rover”.
Rreth 30-40 metër larg nga shtëpia ai u qëllua disa herë duke marrë një plumb në krahë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka sekustruar disa gëzhoja 9mm.
I plagosuri rezulton të jetë i dënuar për trafik droge. Ai doli nga burgu në vitin 2012. Pista kryesore e hetimit është ajo e prishjes së pazareve të drogës./a.m.