BBC ka bërë një shkrim për lajmin e “vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II”.
Lajmi u publikua në rrjetet sociale por u përhap me shpejtësi si i vërtetë.
Një profil personal në Twetter shkruante në datën 29 dhjetor për një “blackout total të medias” në mbulimin qeveritar të vdekjes së supozuar të Elisabeth II.
Sipas investigimit të BBC, personi që qëndron pas llogarisë në Twitter poston zakonisht statuse që kanë të bëjnë me futbollin dhe lifestyle.
Sulmi ka qenë i studiuar, të paktën sipas dinamikës që ndërton BBC e cila ka kryer investigimin.
“29 dhjetor, ora 06.20 – termi “media blackout” përmendet për herë të parë nga një llogari, konkretisht @eçlesmanutd. Sapo mora vesh për një censurim total lajmesh në Mbretërinë e Bashkuar #mediablackout #blackout @SkyNews @BBCNews @BBCBreaking””, shkruhej në postim raporton BBC.
Më pas raportimi u përhap me shpejtësi.
Falsifikimi i logos dhe llogarisë së BBC-së ishte mesa duket gabimi i atyre që qëndronin pas kësaj loje, pasi që nga ai moment e deri në darkë, çdo postim për këtë çështje u tall.
Duhet thënë se profili “Ian56” arriti maksimumin e ndjekësve në Tëitter duke mbajtur në tension informativ ndjekësit që u vun nën presionin e një bllokimi virtual.
Statusi humbi vlerën kur BBC-ja njoftoi një aktivitet nga Pallati Mbretëror, ndërkohë që gjithnjë sipas raportimit të rrjetit britanik, një sërë llogarish false mësynë profilin e mësipërm duke i bërë pyetje gjithfarëshe për “vdekjen e mbretëreshës”.
http://www.bbc.com/news/blogs-trending-38510353
Ky është një shembull i mirë për median shqiptare, që boton gjithfarë broçkullash të “qytetarit dixhital” të Sali Berishës, apo edhe politikanëve të tjerë.