Nga Spartak Ngjela
Ja si paraqitet gjendja shoqërore, shteti dhe tregu, si pasojë e mungesës së pushtetit gjyqësor në Shqipëri
Janë të shumtë ata që ende nuk e kuptojnë se çfarë realisht ka sjellë korrupsioni i pushtetit gjyqësor në Shqipëri. Por, ja cila është për pasojë tabloja aktuale e gjendjes korruptive në Shqipëri:
70 përqind e ushqimeve të paketuara në tregun shqiptar janë të skaduara;
Rreth 80 përqind të medikamenteve mjeksore janë të skaduara;
E gjithë vera e importuar është falsitet kimikatesh;
Të gjitha konservat janë të skaduara;
E gjithë nafta që tregtohet për makinat, është e përzierë me naftën e vendit, e cila jo vetëm që është cilësi e palejueshme për t’u përdorur, por shitet edhe kontrabandë.
Kjo është gjendja që kanë sjellë në Shqipëri bandat e Sali Berishës dhe Ilir Metës; por që të gjithë paraardhësit e tyre kështu kanë vepruar, prandaj të gjithë treguesit ushqimorë sot kontrollohen nga bandat e Ilir Metës në Ministrinë e Bujqësisë: askush nuk kontrollohet dhe të gjithë tregtarët bastarde shqiptarë i paguajnë hordhive të Metës që të lejohet tregtimi i skadencave në Shqipëri.
Këta tregtarë bastarde dhe kompani farmaceutike bastarde, helmojnë ditë për ditë shqiptarët, për të garantuar vjedhjen e tyre, e cila realisht është vjedhje e jetës së shqiptarëve. Meta aktualisht vjedh në treg jetën e shqiptarëve. Të njëjtën gjë bëjnë edhe kontrolluesit e importit dhe prodhimit të medikamenteve shëndetësore. Ky sigurisht që është një krim monstruoz.
Dhe e gjithë kjo se në Shqipëri nuk ka shtet.
Kurse banditët e gjykatave, dhe bandat e Saliut bëjnë çmos që gjendja të jetë gjithmënë kjo. Një krim të tillë kundër popullit të vet nuk e ka bërë asnjë korrupsion shtetëror në botë. Shqipëria drejtohet nga një bandë kriminelësh që nuk ka paragon historik në botë.
Prangosja e Sali Berishës dhe Ilir Metës bashkë me taboret e tyre do të jetë një ngjarje e madhe e shpëtimit shoqëror në Shqipëri.
Të gjithë këta kanë ardhur dhe janë vendosur ne balancën: ose “mbretërimi i tyre kriminal” dhe vdekja graduale e Shqipërisë dhe shqiptarëve, ose ndëshkimi i tyrë penal.
Sigurisht që do të ndodhë kjo e dyta. Dhe do ndëshkohen të gjithë, bashkë me gjyqtarët dhe prokurorët që kanë bashkëpunuar me këtë krim të stërzgjatur kundër shqiptarëve. Vonesa në zvarritje që bëjnë është shpresë e kotë.
Nuk kanë shpëtim. Historia e solli që një Shqipëri e drejtuar më drejtësi dhe moralitetit është interes parësor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian. Në fakt kjo është arsyeja e rrudhje së Sali Berishes në këto kohë, i cili me veshë të ngritur po pret petulla nga qielli. Por e gjithë historia e Shqipërisë sot, si e ardhme me progres, ka konverguar në një pikë: ndëshkimi penal i Sali Berishës dhe i bandës së tij. Hetimi kundër tij po vazhdon me sukses, dhe shumë shpejt opinioni publik shqiptar do të njihet me të vërtetën.
Ne shqiptarët jemi në prag të shpëtimit tonë.