Edhe sot e kësaj dite akoma konsumohet hija më e madhe e dyshimit për shekullin futbollistik “Misteri i Parisit”. Çfarë i ndodhi Ronaldos përpara finales së Botërorit në Francë në 1998? Aldo Rebelo, deputeti komunist, i famshëm për hartimin e ligjit që synonte të mbronte portugalishten nga fjalët anglisht, dorëzon një peticion në Dhomën e Deputetëve.
Është i bindur se trajneri i asaj kohe, Zagallo e ka aktivizuar Ronaldo vetëm si detyrim nga kontrata prej 160 milionë dollar me Nike. Trajneri mohon çdo ndikim të aluduar mbi formacionin, dhe thekson se Fenomeni ishte vizituar nga mjekët francezë dhe kishte marrë prej tyre konfirmimin për të luajtur.
Atë pasdite ai i kishte nxjerrë gjuhën, ndërkohë që ishte nën efektin e konvulsioneve të epilepsisë. “E gjetën përdhe me shkumë në gojë që godiste trupin me duar”, rikujton edhe ish-futbollisti brazilian Edmundo.
Por, kontrata nuk hyn fare, të paktën ky është konkluzioni i Komisionit të Hetimit Parlamentar. Revista ‘Lance’ hipotezon se ka qenë efekt i një injeksioni të xilocaina në gju, që në mënyrë të pavullnetshme ka përfunduar në qarkun e gjakut. Bruno Carù, në “Tribù del Calcio” për “Sport Mediaset”, disa vjet më parë ka dhënë një version krejtësisht ndryshe. Kardiologu me famë botërore, ka analizuar dokumentacionin mjekësor të doktor Volpi dhe akuzon mjekët e “Clinique des Lilas” se i kanë dhënë mjekime të gabuara. Epilepsia thotë ai nuk ndikon fare.
“Ndodhi që Ronaldo u shtri në krevat për të ndjekur Gran Premio të Formula 1 dhe pa kuptuar, përkuli kokën në mënyrë jonatyrale për të shtypur në lartësinë e qafës karotidin, një organ i madh sa një kokërr, por përgjegjës për mekanizmat e reflekseve të rregullimit të frekuencës kardiake dhe të presionit. Kështu, Ronaldo pësoi një rënie të papritur të frekuencës kardiake dhe të presionit, dhe për pasojë humbi ndjenjat nga konvulsionet”, tregoi doktori.
Elektrokardiograma tregon për një frekuencë mezi 18 rrahje në minutë. Mjekët i dhanë Gardenale, ilaçin e përdorur nga Marilyn Monroe për tu vetëvrarë, një qetësues që bën punë për epilepsinë, por jo për krizat kardiake, që shkakton një reduktim të ndjeshëm të aktivitetit cerebral./bw/a.k