Gjatë ditës së sotme, ashtu siç është parashikuar zonat malore janë mbuluar nga dëbora dhe akset janë të kalueshme kryesisht me zinxhirë.
Mësohet se reshjet e borës vijojnë intensivisht në zonën e Pukës dhe të gjitha akset rrugore janë të kalueshme me zinxhirë. Ndërkohë akset fushë Arrëz-Iballë dhe Pukë- Qelëz, janë të bllokuara. Po kështu edhe rrugët rurale në Pukë janë të bllokuara.
Në pjesën tjetër të vendit moti parashikohet të jetë i vranët. Priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet të dobët deri mesatar, lokalisht reshjet e shiut në formën e shtrëngatave dhe stuhisë do të jenë në Jugperëndim.
Në zonat malore në Verilindje dhe Juglindje priten reshje të dendura dëbore, ndërsa prej orëve të mbrëmjes reshjet e borës do te shtrihen deri në lartësitë kodrinore raporton BW. Era do te jete me drejtim Verilindje 1-20m/sek-25m/sek. Erë me intensitet dhe me rrahje në pjesën e dytë të ditës në bregdet dhe në Qendër. Shikimi 100m-15km. Mjegull/Mjegullinë nëpër lugina. Deti i forcës 6 me lartësi vale 5.5 metër./a.m.