Lufta kompjuterike, për të kapur së më shumë fansa online dhe gjeneruar më pas prej tyre të ardhura në dollarë, është kthyer në sfidë mes të rinjve në Shqipëri. Në jo pak raste, pikërisht këta të rinj që kanë arritur të punësohen në internet në këtë lloj forme në internet, herë pas herë vjedhin profilet dhe fansat e njëri-tjetrit, për të krijuar kështu sa më shumë të ardhura, nga rrjetet Online. Një rast tipik i ngjashëm është trajtuar pak ditë më parë në Gjykatën e Tiranës, e cila ka vendosur të shpallë fajtor të riun nga Kukësi Shpresim Lugja me 6 muaj burgim, por më pas ky dënim është konvertuar në 18 muaj shërbim prove. Lugja akuzohej nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “Ndërhyrjes në të dhëna kompjuterike” duke i vjedhur disa faqe internet dhe fansat online shtetasit Dylber Peposhi.
Vjedhja e mbi 1 mln e 400 fansave
Sipas dosjes hetimore në korrik të 2014 Dylber Peposhi ka qënë nxënës në vitin e dyte të shkollës “Isa Boletini” Paskuqan. Ai ka pasur të hapur në rrjetin social “Facebook” pesë faqe me emrin e kompanive të njohura “S…. G….’’, me 606.000 miq, dy faqe me emrin N…& A…” me 270.000 miq, një faqe “B… M.. Up I…” me 95.000. Faqet e sipërcituara kallëzuesi i ka hapur që prej muajit mars të vitit 2014 dhe ka patur gjithsej afërsisht 1.460.000 miq. Sipas kallëzuesit para tre javësh, nga momenti i kallëzimit, persona të paidentifikuar kanë ndërhyrë në adresën e rrjetit social “Facebook” të vëllait të tij të quajtuar Sadam Peposhi në llogarine e të cilit kallëzuesi kishte hapur faqet e sipërcituara. Sipas kallëzuesit, pasi kanë ndërhyrë në faqet e tij,ai ka biseduar me një shtetas të njohur të tij me emrin Shkëlzen, i cili jetonte në qytetin e Durrësit me emrin në facebook “Xeni”.Nga komunikimi me këtë shtetas,kallëzuesi ka ardhur në dieni që faqet e sipërcituara ja ka dhënë për ti shitur një shtetas i quajtur Shpresim Lugja,i cili jeton në qytetin e Kukësit. Sipas kallëzuesit ka komunikuar me shtetasin e njohur me emrin Shpresim Lugja i cili i ka thënë se nuk i kishte vjedhur faqet e tij. Më pas kallëzuesi serish ka komunikuar me shtetasin Shkëlzen,i cili i ka konfirmuar sërish që faqet i kishte vjedhur i pandehuri Shpresim Lugja i cili perdorte emrin “Shpresim” në rrjetin social “Facebook”.Sipas kallëzuesit ka komunikuar për këto fakte me një kushuririn e tij të quajtur Altin Bodini.
Fitimi 140 USD në muaj
Nga dëshmia e Peposhit ka rezultuar se që në momentin e deklarimit,duke përjashtuar faqen “S…. G….” që ishte mbyllur nga administratori i rrjetit,të gjitha faqet e tjera janë kthyer në administrimin e tij. Nga rëfimi ka rezultuar se faqet e sipërcituara, të kallzuara prej tij, i kishte marrë i pandehuri Shpresim Lugja me banim në qytetin e Kukësit. Sipas deklaruesit nga interesimi që kishte bërë kishte rezultuar që faqet i kishte vjedhur i pandehuri Shpresim Lugja i cili pas disa komunikimeve ja kishte kthyer. Sipas deklaruesit i pandehuri Shpresim Lugja për këtë problem e kishte takuar edhe xhaxhai i tij i quajtur Rizvan Peposhi, i cili jeton ne qytetin e Kukesit. Sipas deklaruesit ai nuk është takuar fizikisht me të pandehurin Shpresim Lugja, në momentin e ndërhyrjes në faqet e tij, duke marrë si shembull muajin qershor të vitit 2014 ai ka pasur një përfitim prej 140 dollar amerikan ne muaj, ku pas vjedhjes së faqes nuk ka marë më shuma të tilla. Sipas deklaruesit në faqet e tij ka pasur akses vetëm ai dhe Shpresimi në momentin ku i ka përdorur ky i fundit. Sipas deklaruesit i pandehuri Shpresim Lugja pas marrjes së faqeve ka ndërruar emrat e faqeve dhe me konkretisht faqës “S,,, X P…” i ka vënë emrin “Real Madrit Fans Club”.
Ja kam vjedhur…
Lidhur me këtë çështje është pyetur Shpresim Lugja. Nga deklarimi ka rezultuar që e njeh Dylber Peposhin të cilin e ka njohur rreth një vit përpara deklarimit nga rrjeti social “Facebook”. Njohja ka qënë nëpërmjet rrjetit, nëpërmjet pëlqimeve që i bënin faqeve të njëri tjetrit. Sipas deklaruesit ka bërë shumë pëlqime të faqeve të Dylberit si “S… G….” ,”S….. X P…..” “N… & A…..” etj. Sipas deklaruesit ai ja ka marrë faqet dhe më pas ja ka kthyer dyfish ato. Faqet ja ka marrë duke ndërhyrë fillimisht me fjalëkalimin e adresës së postës elektronike nëpërmjet mënyrës së kthimit të fjalkalimit të faqes së tij të rrjetit “Facebook”. Me pas,sipas deklaruesit ka vendosur një fjalkalim për këtë adresë poste elektronike,të cilën në momentin e deklarimit nuk e mbante mend. Sipas deklaruesit pasi ka komunikuar disa herë me Dylberin për faqet e marra,ai ia kaloi këto faqe duke e bërë administrator Dylberin. Nga deklarimi ka rezultuar qe faqet e Dylberit i ka marre vetëm dhe nuk ka bashkëpunuar me ndonjë person tjetër.Sipas deklaruesit ai nuk ka përfituar financiarisht nga një veprim i tillë./Shqiptarja/a.m.