Një ngjarje e rëndë e cila mendohet se është filmuar ditën e djeshme në Sauk na njeh me një anë të tmerrshme të disa njerëzve që nuk mund të quhen shqiptarë.
Një djalë i vobektë është marrë nga disa të rinj dhe është lidhur pas shtyllës. Në fillim ai duket sikur po qesh dhe po argëtohet me to, por pas pak momentesh skena të bën të mos i përmbash lotët.
Të ngjethet mishi kur sheh se persona të rinj të cilët duhet ti shërbejnë këtij vendi për një të ardhme më të mirë, bëjnë veprime të tilla kaq të ulëta. Ata fillojnë ta godasin me shpulla në kokë dhe kërcitja e shuplakave të tyre në kokën e tij të sëmbon në zemër.
Në një moment ata e lirojnë por pas kësaj e lëndojnë akoma më keq duke i përplasur në ballë disa kartmonedha. Urojmë që personat përgjegjës të vihen përpara drejtësisë dhe strukturat sociale të këtij shteti të bëjnë diçka për të në mënyrë që të mos shohë më të tilla poshtërime prej varfërisë./JOQ/a.m.