Publicisti Veton Surroi dhe kreu i komunes se Prishtines Shpend Ahmeti kane reaguar ashper ndaj arrestimit ne France te Ramush Haradinajt. Ata shprehen se arrestimi i ish-kryeministrit eshte pasoje direkte e politikes leshuese qe elita kosovare ka aplikuar ndaj Serbise.
Ky është reagimi i plotë i Surroit:
Arrestimi i Ramush Haradinajt ,në bazë të urdhër arrestit të Serbisë, është produkt i një politike të Kosovës të nënshtrimit interesave të Serbisë, në tryezën e negociatave. Këtë nënshtrim e bën Kosova, ajo e çliruar edhe falë luftës së vet Ramush Haradinajt , tashmë prej kohësh e zaptuar prej krimit dhe korrupsionit.
Reagimi i Shpend Ahmetit:
“Normalizimi i marrëdhënieve i udhëhequr me aq zell nga Thaci e Mustafa dhe kryenegociatorja sjellin arrestime si kjo e Ramush Haradinaj sot”.
“A duhet me shku në çdo shtet, me u arrestu për me i hjek “poternicat” e Serbise për çdo luftëtar që Serbia don me lujt e me përdor si kartë për me marr diçka prej neve?”
“Kur do të mbushemi mend që ska normalizim me marrëdhënie nënshtrimi ndaj askujt”