Vendi ynë është përfshirë nga reshje të dendura dëbore, çka ka bërë që shumë akse rrugore të bllokohen ose ato të kalohen me vështirësi me ndihmën e zinxhirëve. Zonat më problematike janë veriu dhe juglindja e vendit, ku trashësi e borës ditën e sotme shkoi deri në 50 cm.
Policia e Shtetit, dhe veçanërisht ajo Rrugore është vënë në gatishmëri për të ndihmuar drejtuesit e mjeteve që hasin vështirësi gjatë akseve rrugore problematike. Në temperatura nën zero, punonjësit e policisë Rrugore, duke sfiduar motin e ftohtë, natën apo ditën, kujdesen që të këshillojnë shoferët si dhe të gjenden të parët në aksidentet që ndodhin për shkak të ngricave në rrugë. Të pazëshëm, dhe shumë kërkues për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor, në shumicën e rasteve shmangin aksidente, duke u bërë kështu heronj të vërtetë. /ma.me