Nje person ka humbur jeten paraditen e sotme ne Liqenin Artificial ne Tirane. Burimet e policise kane njoftuar paraprakisht se rreth orës 11:20, është marrë një telefonatë tek numri i emergjencave 112, se një shtetas ka hyrë në brendësi të Liqenit Artificial.
Menjëherë janë afruar shërbimet e Policisë, të cilët kanë gjetur trupin e pajetë në afërsi të Digës së Liqenit Artificial.
Por “Panorama” meson se 50-vjeçari nuk ishte duke kaluar dite te mira.
Kjo, pasi disa ditë me pare, ai kishte marre nje pergjigje negative nga nje prej bankave te nivelit te dyte, pasi kishte aplikuar per kredi.
Mesohet se i shtyre nga gjendja e veshtire ekonomike dhe pergjigja negative e bankes, ne kushtet e rendeses psikologjike, ai ka ndermarre aktin e veteflijimit./a.k