Taktika e grabitësit Niko Zaimi, 31 vjeç, ishte që të gjente momentin kur mekanikët në një servis në Tiranë të mos kishin mendjen… dhe ai të vidhte me shpejtësi makinën e tipit “BMW”, por “taktika” nuk ka funksionuar.
Rreth orës 13:44, një telefonate në numrin e emergjencave 112, ka njoftuar se në zonën e njohur si Poligrafiku, tek një servis automjetesh është vjedhur një automjet tip “BMW”.
Menjëherë janë angazhuar shërbimet e Policisë së Tiranës, ku rreth orës 14:10, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3, në Laprakë, kanë bërë të mundur ndalimin e automjetit dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
– Niko Zaimi, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje”
Ky shtetas, ka përfituar nga momenti që mekanikët e kishin lënë automjetin tip “BMË”, të ndezur në hyrje të servisit dhe e ka marrë duke u larguar me shpejtësi.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal./Java/a.k