Para disa ditësh u lajmërua rritja e çmimit të gazit për automjetet. Megjithatë asnjë nga institucionet kopetente, as Ministria e ekonomisë dhe as drejtoria e doganave nuk paralajmëroi që çmimi i gazit do rritej edhe për përdorim nga familjarët.
Një qytetar ankohet tek nisma “Thurje”, ku raporton se bombola e gazit tek pika e shumicës afër shtëpisë së tij, këtë radhë i ka kushtuar 10 lekë më shumë.
“E mbani mend si na thane? Cmimi i gazit do te rritet vetem per automjetet? Sot shkova dhe mbusha dy bombola te pika e shumices per shtepine dhe cmimi ishte rritur me 10 leke. Edhe per familjaret.
Hajdute me kollaro ngjyra ngjyra.”, shkruan qytetari.
Krahas shkrimit, qytetari i nervozuar ka dërguar edhe një foto të faturës dhe të bombolës së gazit, të cilat mund t’i shihni në galerinë e mëposhtme.