Reshjet e dendura të borës që nisën pasditen e sotme kanë shkaktuar problemet e para.
Situata problematike është në aksin Kukës-Kalimash, ku trashësia e borës ka arritur në 10 cm, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Në këtë aks ndodhen edhe 8 borëpastruese, të cilat janë duke punuar për të normalizuar situatën dhe për të pastruar rrugën.
Sipas parashikimit të sinopktikanëve, të enjten temperaturat në zonat malore do të shkojnë deri në -11 gradë dhe të premten deri -14, kurse të shtunën deri -23.
Ulje të temperaturave do të ketë edhe në zonat bregdetare dhe të ulëta. Ky parashikohet të jetë i ftohti më i madh i këtij dimri.
Meteorologët thonë se ky mot ekstrem është si pasojë e rrymave ajrore të ardhura nga Siberia të cilat do të përfshijnë të gjithë Ballkanin.