Sikur e parandiente, i ati e kishte kundershtuar te bijen te largohej ditet e fundit te vitit. Tre miqtë e saj do të shkonin ne Turqi dhe ajo për më tepër nuk ishte larguar kurrë nga Izraeli. I ati i saj ishte i shqetësuar sepse Stambolli nuk ishte një vend i sigurt dhe i tha së bijës se duhet të qëndronte në shtëpi.
Këmbëngulëse, 18-vjeçarja iu drejtua tezes, e cila ndërhyri dhe i siguroi vajzës lejen për udhëtimin e saj të parë jashtë vendit. Por askush nuk mund ta dinte se Leanne nuk do të kthehej më nga udhëtimi drejt Stambollit.
Pasi u shpërnda lajmi se 18-vjeçarja nuk gjendej, i ati i saj u nis menjëherë drejt Turqisë ku iu kërkua të identifikonte disa sende personale dhe në atë moment, nuk kishte më dyshime se Leanne kishte humbur jetën në sulm.
“Nuk ia fal dot vetes!”, shprehet tezja e saj, e pikëlluar për humbjen e mbesës. Trupi i 18-vjeçares pritet të sillet në Izrael gjatë së martës, në udhëtimin e saj të fundit drejt shtëpisë.