Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama pritet të mbajë një fjalim lamtumire më 10 janar, duke ndjekur një traditë që daton që prej vitit 1796, kur George Washington vendosi shembullin e kalimit të pushtetit në mënyrë paqësore dhe demokratike, ai krijoi gjithashtu edhe një tjetër risi, duke shkruar një fjalim lamtumire për popullin amerikan.
Ky fjalim lamtumire vijon edhe gjatë këtyre 220 viteve, ku shumë presidentë amerikanë kanë ndjekur shembullin e George Washington. “Të martën, më 10 janar, unë do të shkoj në Chicago për t’ju falënderuar të gjithëve me mirënjohje, edhe nëse nuk jeni aty të pranishëm.”- ka njoftuar presidenti amerikan Obama.
ma.me