Bëhet fjalë për manifestin nazist anti-semitik që në këtë ribotim përmban dhe shënime kritike nga studiuesit gjermanë. Botuesi i këtij libri, Andreas Wirsching i cili është drejtori i Institutit të Historisë Bashkëkohore në Mynih, thotë se shifrat janë vërtet mbresëlënëse.
Ndaj dhe instituti ka vendosur që të bëjë ribotimin e gjashtë në fund të janarit. Ndryshe nga botimet e periudhës naziste, ky botim i “Mein Kampf” ka një kopertinë të bardhë pa fotografinë e Hitlerit.
Svastika dhe simbole të tjera naziste janë të ndaluara me ligj në Gjermani. Vendimi për të ribotuar librin famëkeq është kritikuar shumë nga grupet e hebrenjve. “Mein Kampf” (Lufta Ime) u botua për herë të parë në vitin 1925, 8 vite përpara se Hitleri të vinte në pushtet. Libri përmban idetë raciste që nazistë vunë në jetë më vonë përfshirë edhe denigrimin dhe shtypjen e hebrenjve dhe sllavëve.