Videoja, e filmuar në një dhomë nga telekamerat e sigurisë, është postuar në rrjetet sociale nga babai i dy vëllezërve binjakë 2-vjeçarë, Brock dhe Bowdy, për të paralajmëruar prindërit e tjerë mbi rrezikun që shkakton mungesa e montimit të mobiljeve në mure.
Dy binjakët që jetojnë në Utah, SHBA, zvarriten në komonë e dhomës së tyre, e cila i bie përmbys. Një nga dy të vegjlit arrin të shpëtojë, por tjetri zihet poshtë dhe rrezikon të humbasë jetën.
I vëllai përpiqet me çdo mënyrë që ta lirojë dhe në fund, me një forcë të pabesueshme, arrin të zhvendosë mobiljen, duke ia arritur. Imazhet janë të jashtëzakonshme dhe babai i binjakëve në “Facebook” thotë se asnjë nga të dy nuk u lëndua, por mamaja, duke u rikthyer në dhomë, i ka gjetur të luajnë sikur të mos kishte ndodhur asgjë./noa/a.k