Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp kërkon sulmuesin e Benficas, Raul Jimenez, shkruan “O Jogo”.
Jimenez shihet si shpëtimtar i sulmit të Liverpoolit, por pritet t’u kushtojë atyre 59 milionë euro, pasi kjo është shuma që kërkon Benfica.
Sulmuesi meksikan në 63 paraqitje për Benfican ka shënuar 20 gola, që prej kur u transferua nga Atletico Madrid në vitin 2015. /a.m.