Katër fshatra të Njësisë Administrative Papërr dhe disa fshatra të Gracenit në Elbasan nuk do të vuajnë më izolimin për shkak të përroit të rrëmbyer që përshkon këto zona.
Ministria e Mbrojtjes dhe Bashkia e Elbasanit po ndërtojnë një urë, e cila do t’u shërbejë qindra banorëve. Deputeti Taulant Balla dhe nënkryetari i Bashkisë panë nga afër punimet, duke garantuar se ura do të vihet në funksion ditët e para të janarit.
“Pas festave, vijojmë me punët që u ndërprenë. Kjo urë do të mbarojë pasi është shumë e domosdoshme. Më pas, do të marrim masat për mirëmbajtjen e rrugës. Me ndërtimin e urës do të jemi gati që të ndërhyjmë edhe te pritat”, deklaroi Balla.
Deputeti Balla në një postim ne rrjetin social Facebook shkruan se “në Librazhd vijon puna për ndërtimin e linjës 20 kV Tensioni i Mesëm. Në fakt ky është investimi i parë në këtë rrjet pas më shumë se 35 vitesh.
“Në ditët në vijim do të vazhdojë vendosja e fidrave të rinj nëntokësorë. Investimi për linjën e tensionit të mesëm është pjesë e projekteve të OSHEE me vlerë mbi 1 milion USD për zonën e Librazhdit”, tha ai./a.m.