Pas 105 vitesh nga fundosja e ”Titanik”-ut, studiuesit thonë se ka prova të qarta se anija më e famshme e historisë së njerëzimit nuk është fundosur për shkak të përplasjes me një ajsberg.
Më 10 prill 1912, ”Titanik”-u u nis në udhëtimin e tij të parë transoqeanik nga porti i Sauthemptonit drejt Nju Jorkut.
Kapiteni Edward John Smith qëllimisht ishte nisur drejt rrugës më të shkurtër, më në veri, nga e përcaktuara duke nënvlerësuar rrezikun e përplasjes me një ajsberg.
Vetëm katër ditë më vonë, ”Titanik”-u u përplas me një ajsberg, që e ndau më dysh dhe e fundosi dy orë më vonë.
Fundosja e ”Titanik”-ut, 105 vjet më parë, konsiderohet si aksidenti më i madh detar i historisë moderne.
Teoria se ”Titanik”-u nuk është fundosur nga përplasja me ajsbergun u shfaq në dokumentarin e fundit të quajtur “Titanik: Prova të reja” që u transmetua nga stacioni televiziv shtetëror britanik ”Channel 4”.
Në dokumentar theksohet hipoteza e re, sipas së cilës një zjarr i madh i rënë në motorët e anijes rezultoi fatal pasi dobësoi strukturën metalike të saj që, pas përplasjes me ajbergun, u nda më dysh./a.m.