Ylli i Juventusit, Paulo Dybala raportohet se ka arritur marrëveshje për një kalim te Real Madridi, raportojnë mediat spanjolle.
Sipas Mundo Deportivos “Los Blancos” gjatë verës do të bëjnë një ofertë të lartë, ndërsa Florentino Perezin i prirur për të përfunduar marrëveshjet sa më parë, transmeton Koha.net.
Argjentinasi ka kontratë me kampionin italian deri më 2020, dhe deri më tani ka shënuar tre gola në 10 paraqitje në Serie A. (b.an)