Tetë persona u arrestuan dhe u vendosën në paraburgim në kuadër të hetimit për një atentat, të marrë përsipër nga Shteti Islamik, në një diskotekë në metropolin turk, njoftoi agjencia e lajmeve “Dogan”.
Asnjë detaj tjetër nuk është i disponueshëm përsa i përket personave të arrestuar nga ekipet e policisë antiterroriste.
Bëhet fjalë për arrestimet e para në lidhje me sulmin e ndodhur gjatë natës së Vitit të Ri , që shkaktoi 39 të vdekur dhe autori i të cilit po kërkohet nga autoritetet.