E përditshmja serbe “Blic” ka zgjedhur 10 figurat publike serbe që me anë të skandaleve dhe arrogancës kanë “çmendur” serbët.
Ndër 10 këta të zgjedhur, vend zë edhe i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, transmeton Koha.net.
Në përshkrimin e kësaj renditje, kryeson skandali i tij me punësimin si këshilltar në zyrën e tij të ekstremistit Milosh Vaciç, zëdhënës i Lëvizjes Djathtiste “1389”. E përditshmja serbe kishte gjetur edhe vizitkartën e tij ku shkruhej “këshilltar”.
Vaciq ishte ndjekur penalisht edhe për përhapje të diskriminimit të komunitetit LGBT, posedim të armëve dhe pengimin e zyrtarëve për kryerje të detyrës zyrtare.
“Ka qenë interesant fakti që Gjuriq në fillim ka mohuar që Vaciq është punësuar në kabinetin e tij, e më pas ai ka pranuar që ai kishte angazhuar një terrorist. Më e keqja është se aii nuk pranon as që punësoi një ekstremist, e as që gënjeu qytetarët si një zyrtar i lartë”, thuhet në fund të përshkrimit për Marko Gjuriçin. (b.an)