Zbulohen detaje rreth personit qe kreu masakren ne klubin e natës në Stamboll, i cili thirri “Allahu Akbar” dhe me pas hapi zjarr duke vrarë 39 persona, përfshirë një roje të sigurisë së lokalit, femër. Mediat e turke raportojne se ai ka lidhje me ISIS, me celulen qendrore dhe mendohet i ardhur nga Kazakistani, ose Uzbekistani.
Sipas hetimeve, ai dyshohet te jete pjese e masakres qe u be kohe me pare ne aeroportin Ataturk, duke shkaktuar 47 viktima. Ajo qe eshte e sigurt eshte tashme se ai fliste arabisht. Dje, policia turke publikoi edhe foton e te dyshuarit. Dje u tha se sulmuesi identiteti i të cilit nuk dihet ende dyshohet të jetë nga Turkmenistani Lindor, Afganistani apo Çeçenia.
Shërbimet e inteligjencës turke dyshojnë se ai është anëtar i degës së ISIS në Turkestanin lindor. Pamjet e kamerave të sigurisë shfaqin sulmuesin e armatosur duke shtënë jashtë klubit të natës para se të hynte brenda e të vriste së paku 39 persona. Besohet se në kohën e sulmit, në klub gjendeshin të paktën 500 persona që po festonin ndërrimin e viteve. Autoritetet turke janë vënë në kërkim të terroristit.
MA.ME