Ky është autori i dyshuar i masakrës në klubin e natës në Stamboll, i cili nën thirrjen “Allahu Akbar” hapi zjarr duke vrarë 39 persona, përfshirë një roje të sigurisë së lokalit, femër.
Fotoja është publikuar nga policia turke. Sulmuesi identiteti i të cilit nuk dihet ende dyshohet të jetë nga Turkestani Lindor, Afganistani apo Çeçenia dhe shërbimet e inteligjencës turke dyshojnë se ai është anëtar i degës East Turkestan të ISIS.
Kombësia e tij e saktë ende nuk dihet.
Pamjet e kamerave të sigurisë shfaqin sulmuesin e armatosur duke shtënë jashtë klubit të natës para se të hynte brenda e të vriste së paku 39 persona.
Dy viktima e tij të para kanë qenë roja e sigurisë dhe një turist arabo-izraelit.
Besohet se në kohën e sulmit, në klub gjendeshin të paktën 500 persona që po festonin ndërrimin e viteve. Autoritetet turke janë vënë në kërkim të terroristit.
Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, ka thënë se sulmuesi është ende në arrati.
“Kërkimi për terroristin vazhdon. Forcat tona të sigurisë kanë nisur operacionet e nevojshme. Dashtë Zoti që ai të kapet shpejt”.