Policia e Fierit është vënë në kërkim të një 27-vjeçari pas denoncimit të familjarëve për zhdukjen e tij për të paktën tre ditë.
Bëhet fjalë për të riun Amarildo Selimi 27 vjeç, banues në Fier, raporton Ora News.
Sipas familjarëve, ai është zhdukur prej të paktën 3 ditësh, dhe nuk ka asnjë gjurmë të tij. I riu vuan nga shëndeti mendor ndërsa familja apelon që kushdo që ka informacion, të njoftojë në policinë e Fierit.