Nga “Vine” tek fisha e kufieve, viti 2016 i dhuroi “vdekjen” të paktën pesë teknologjive që dukeshin të përjetshme.
Mes tyre gjejmë edhe kompaninë “Pebble”, që bëri përpjekien e parë për të prodhuar një “smartwatch” të hapur për të gjitha sisitemet si dhe “Project Ara, që sipas Google do të sillte në treg për herë të parë smartfonët modularë.
E para e vendosur në krye të listës është “Vine”, aplikacioni i “Twitter” që mundësonte publikimin e videove të gjata gjashtë sekonda.
Ky shërbim arriti kulmin në vitin 2014, por më pas konkurentët si “Instagram” dhe “Snapchat” kanë tërhequr një pjesë të mirë të përdoruesve, përfshirë edhe shumë yje.
Ky shërbim u ndërpre zyrtarisht në tetor. Por nga software tek hardware, 2016 ka sjellë edhe findin e “Pebble”, “smartwatch”-i që në vitin 2013 kishte mbledhur 10 milionë financues për zhvillimin e projektit. Në këtë rast dështimi për të gjithë sektorin, bashkë me hyrjen në treg të konkurentëve shumë të fortë, solli fundin, të shpallur këtë muaj.
Dy janë projektet e “Google” që kanë dështuar, ai i cituar më sipër “Ara”, që u braktis zyrtarisht në shtator dhe “Fiber”, shërbime për lidhje me fibra optike që kishte filluar në disa qytete të SHBA-së.
Mes teknologjive që do i themi lamtumirë mund të përmendim edhe fishën e kufieve, të cilën “Apple” e ka eleminuar në modelet e fundit, një lëvizje që pritet të ndiqet edhe nga “Samsung”-u. Por, në këtë rast duhen pritur disa vite para se të japim “bye bye” përfundimtare.