Udhëheqësi i Koresë së Veriut thotë se vendi i tij është në “fazën finale” të ndërtimit të raketës balistike ndër-kontinentale (ICBM).
Gjatë një fjalimi të transmetuar në televizion, Kim Jong-un ka thënë se Koreja e Veriut ka “shënuar ngritje si fuqi bërthamore” në vitin 2016 dhe “se shpejti do e kemi edhe ICBM-në”, transmeton rel.
Ekspertët e huaj vlerësojnë se këtij shteti ende i duhen disa vjet për ndërtimin e një rakete të tillë.
Ndërkohë, kryeministri i Koresë së Jugut, Hwang Kyo-ahn, gjatë fjalimit për Vitin e Ri ka thënë se vendi i tij do i rrisë ndjeshëm shpenzimet për ushtrinë derisa ky shtet rrezikon konflikt me Korenë komuniste.
Koreja e Veriut ka kryer dy teste bërthamore dhe shumë testime të raketave balistike në vitin 2016, citohet Koha. (b.an)