Elvis Roshi ka reaguar për herë të parë pas vendimit të KQZ-së për shpalljen e pavlefshmërisë së mandatit të tij si kryetar i bashkisë së Kavajës, vendim që erdhi në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.
Rroshi ende nuk ka dhënë një prononcim për vendimin që u pasua edhe me shkarkimin nga kryeminsitri Rama. Ai ka shpërndarë një mesazh urimi për Vitin e Ri në rrjetet sociale.
Postimi i Roshit
Faleminderit Zotit per cdo te mire qe ka sjelle per ju ne 2016:)
Ju uroj nje vit sa me te mbare, me sa me shume paqe dhe qetesi ne shpirtin tuaj. Te jete nje vit i begate, të keni shendet ne familje ju dhe njerëzit tuaj me te dashur. Mendoni sa me shume pozitivisht dhe dashamiresi me shumë ne jetet tuaja dhe do t’ja dilni.
Kalofshi gezuar:)