Lëvizja Socialiste për Integrim ka shprehur mbështetjen e saj pa rezerva ndaj ligjit që të ri për lojrat e fatit që synon dekurajimin e këtij aktiviteti.
Vasili tha se kryeministri Edi Rama mund ta sjellë ligjin për lojërat e fatit që në seancën e parë të janarit dhe të gjitha votat e LSI-së do të jenë pro mbylljes së këtij aktiviteti i cilësuar si një sëmundje e rëndë nga Vasili.
“Bixhozi kjo sëmundje e rëndë shoqërore e ka të qartë shërimin dhe çrrënjosjen. Problemi është shumë i thjeshtë për sa i takon LSI. Kryeministri mund ta sjellë ligjin për mbylljen e bixhozit që në seancën e parë të janarit. Të gjitha votat e grupit të LSI do të jene pro mbylljes”, theksoi ai.
Qëndimi i Vasilit erdhi pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për pamundësinë e një qëndrimi unanim të maxhorancës për të zgjidhur këtë çështje./a.m.