Shumë njerëz mbajnë bimë në shtëpitë e tyre duke menduar se ato vetëm pastrojnë oksigjenin, dhe duke i përdorur për të zbukuruar hapësirën e dhomës. Por, bima mund të ketë edhe efekte të tjera pozitive të cilat ju nuk i keni ditur.
Aloe Vera është bimë e cila ka fuqi shëruese
Sipas institutit kombëtar të shëndetësisë Aloe Vera njihet si bimë e pavdekësisë, e cila përdoret për të shëruar shumë plagë. Kjo bimë zvogëlon alergjinë.
Nëse për shkak të pluhurit, gjatë dimrit bimët tuaja nuk kanë aromë, ju keni nevojë për bimë të reja në jetën tuaj. Gjethet e bimës e thithin pluhurin, të cilat mund të eliminojnë pothuajse 90% të toksinave në dhomën tuaj.
Bimët sigurojnë edhe energji
Ngjyra e kuqe është një ngjyrë e cila njihet për të rritur oreksin dhe siguron rritjen e energjisë. Kjo bimë do të sigurojë gjallërim në shtëpinë tuaj, gjithashtu nëse e mbani në banjë, do të jeni më pozitiv në mëngjes.
Mbajta e bimës në shtëpi ndihmon edhe në koncentrik Një studim ka treguar se studentët nëse kanë një bimë në dhomë, kanë treguar 70% vigjilencë më të madhe.
Studimet kanë treguar gjithashtu se bimët ndikojnë në uljen e nivelit të stresit. Nëse ju gjatë ditës keni stres, në çdo dhomë të shtëpisë suaj mund të përdorni lulet në vazo./tesheshi.com/