Radha në institucione dhe është një vuajte që mesa duket për shqiptarët s’ka për të marrë fund ndonjëherë.
Pikat e kolaudimit në Shqipëri në Shqipëri janë kthyer në një tmerr për të gjithë shoferët, të cilët duhet të rrinë për orë të tëra në pritje dhe kur vjen puna duhet të largohen, pasi radha është e gjatë.
Kështu një shofer në Shkozet pas 12 orë pritje i kanë thënë që duhet të vijë në datën e Vitit të Ri, pasi do të mbyllej dera. Por, lind pyetja pse kjo radhë, pse tek ne nuk funksionon qytetaria dhe nuk ka nevojë të mendohesh gjatë, korrupsioni ka mbërthyer çdo institucion në Shqipëri, po nuk dhe lekë, je i mbaruar.
Ndërkohë që ky shoferi dhe gjithë të tjerët rrinin në radhë, nga dera pas futeshin makinat e tjera, shoferët e të cilave paguanin lekë dhe kështu që këta të shkretët rrinin për orë të tëra në pritje dhe do t’ju duhet që të shkojnë prapë sot.
“Sherr me rojet e kolaudimit pas orës 23:20, kishte 12 orë që priste në radhë dhe i thanë hajde nesër që është data 31. Shoferi me një nga rojet që i mbylli derën njihen, ai thotë se janë shok dhe s’mund ta bëjë këtë gjë dhe në nerva e sipër e shan nga roptë, motra dhe i thotë a e do jetën. Ishin mbi 20 makina që nuk mbaruan puna, por ky ishte i vetmi që priste kaq shumë dhe ishte bllokuar aty se punëtorët e kolaudimit fusnin makina nga mbrapa me lekë gjithë kohë, dmth 5 makina nga kjo porta vonin 1 orë e gjysmë dhe 30 makina të tjera kalonin nga mbrapa”, thotë një shofer që ka parë këtë situatë të turpshme në Shqipëri që është për të vënë duart në kokë. /JOQ/a.m.